Kurtit nuk i pëlqen pse “opozita” ia ka hequr vijat e kuqe: E kanë me ia marrë ndonjë votues VV-së - NACIONALE

Kurtit nuk i pëlqen pse “opozita” ia ka hequr vijat e kuqe: E kanë me ia marrë ndonjë votues VV-së

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarit të VV-së, Albin Kurti, nuk po i pëlqen që partitë opozitare ia kanë hequr vijat e kuqe.

Ai ka bërë me dije se këtë po e bëjnë për qëllime politike.

Gjatë intervistës së mbrëmshme në Kanal 10, ai ka thënë se ky veprim po bëhet për t`i marrë vota VV-së.

“Ata edhe kur thonë nuk kemi vija të kuqe, besoj e kanë se mos po ia marrin ndonjë votues VV-së, ose mos po iu ik ndonjë votues atyre. Pra, duke u treguar një cikë deklerativisht me konstruktiv, synimi është që ta përmirësojnë ca rezultatin elektoral. Nuk ka të bëjë për qasje bashkëpunuese për qeverinë tonë, e cila është më e mira”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme