Kurtit i vjen ultimatumi nga sektori privat - NACIONALE

Kurtit i vjen ultimatumi nga sektori privat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, në një intervistë për Fron Online, ka paralajmëruar se nuk do ta presin pafundësisht kryeministrin Kurti, karshi kërkesave të tyre.

Ai ka thënë se tashmë janë bërë 8 ditë që kur kanë dorëzuar zyrtarisht një letër me kërkesat e tyre, përderisa tha se nuk kanë marrë kurfarë përgjigjje.

Realisht ne nuk kemi marrë asnjë informacion nëse që është pranuar kërkesa jonë. Vetë fakti që në momentin kur nuk kthen një përgjigje pozitive në mënyrë automatike nënkuptohet që kërkesa refuzohet. Kështu mundemi me kuptu që dje janë bërë 8 ditë prej që i kemi shkruar zyrtarisht dhe ata nuk kanë kthy kurfarë përgjigjeje, konsiderojmë që ata duan që në heshtje me kalu këtë”, tha për Front Online Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat.

Tutje Azemi tregoi, se do të presin vetëm deri me datën 20 të këtij muaji.

Ne kemi marrë vendim që të presim deri më 20 të këtij muaji, dhe të shohim se si po veprojnë të dyja palët, edhe Qeveria edhe punëtorët e këtij sektori. Nëse ata vendosin që të futen në grevë. Por, po shihet që kushtëzimin e ka bërë me qëllim, pasi që nuk po e bënë më të mirën më të vogël kundrejt punëtorëve të sektorit privat”, u shpreh Azemi.

Kujtojmë se Qeveria Kurti, po përballet me vështirësi, me Sindikatat, meqenëse këto të fundit kanë hyrë në grevë, e zgjidhje nuk po gjejnë kursesi.

Lajme të ngjashme