Kurti viziton fabrikën e farërave: “Agro Elita” sjell farë vendore për grurin tonë - NACIONALE

Kurti viziton fabrikën e farërave: “Agro Elita” sjell farë vendore për grurin tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fabrikën e farërave “Agro Elita”.

Ai ka thënë se kjo fabrikë sjell farë cilësore vendore për grurin, elbit dhe tërshërën.

4 hektarë te fabrika, me 30 hektarë tokë pune, rreth 100 të tjera kontraktuar me fermerët dhe hambarë për 14.500 tonë. Prodhimi e shumëzimi, përpunimi e paketimi i farave bëhen me teknologjinë më të re digjitale, me ç'rast një linjë prodhimi për farat e grurit, elbit e tërshërës i nxjerrë deri në 10 tonë për orë. Agro Elita na sjell farë vendore për grurin tonë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë ditës , ai ka viiztuar edhe një prodhues të boronicave.

Bashkë me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci e zëvendësin e tij Imri Demelezi, prej Klinës vazhduam për Gurrakoc të Istogut te prodhimi i boronicave në Berry K që kultivon në vazo dhe gjithë prodhimin e ka të kontraktuar për tregjet në Bashkimin Evropian. Investimi prej 300 mijë euro i angazhon mbi 20 punëtorë sezonal. Rendimenti mesatar në frytdhënie të plotë parashihet që të jetë 15 tonë për hektarë. Boronica në Kosovë i ka 70 kultivues në një sipërfaqe prej 115 hektarë me prodhim rreth 500 tonë. Për të shtatin vit me radhë, sivjet boronica jonë e freskët është eksportuar për Holandë. Të vjelurat tona janë së paku 20 ditë para konkurrencës kryesore në Evropën Lindore. Qeveria e Kosovës ndihmon e mbështet, kurse fermerët mbjellin, vjelin e korrin sepse në vendin tonë ia vlen fort”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme