Kurti: Vështirë të gjesh kompani në Zvicër që nuk ka një kosovar të punësuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024.
Prej atje, ai ka thënë se në Zvicër është vështirë të gjenden kompani që nuk kanë të punësuar të paktën një kosovar.
“Shoqëritë që, në një farë mënyre, përbëhen nga të njëjtët njerëz – me mbi 300,000 kosovarë që jetojnë në Zvicër, dhe më kanë thënë se është e vështirë të gjesh një spital, kompani apo shkollë që nuk punëson një vendas nga Kosova në gjenerata e parë ose e dytë. Dhe në Zvicër mund të gjejmë një kompani ku tani ka njerëz që ndoshta kanë lindur në Zvicër, por është e vështirë të gjesh një kompani ku ata nuk kanë një zviceran kosovar si punëtor atje apo edhe në menaxhim deri në nivel të lartë. Pra ky është një potencial i madh që më mirë ta përdorim shpejt dhe së bashku për të mirën reciproke të qytetarëve tanë dhe shtetit tonë.” – ka thënë ai.