Kurti uron Suedinë për anëtarësim në NATO: Mezi presim ushtarët e parë suedez në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësimin në NATO.
Shefi i ekzekutivit ka vlerësuar se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt.
Në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti ka shkruar se mezi pret ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
“Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar kryeministri Kurti.