Kurti uron Ditën e Flamurit, kërkon një 28 Nëntor të Tretë: Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt
Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin.
Duke folur për nëntorin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, ai ka thënë shqiptarët i kanë kthyer sytë nga e ardhmja, nga një Nëntor të Tretë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se ky nëntor duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona.
“Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt! Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, në këtë ditë gëzimi e feste: Gëzofshi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”, ka shkruar Kurti.