Kurti u shmanget aktivistëve të PSD-së, futet në Kuvend nga hyrja dytësore - NACIONALE

Kurti u shmanget aktivistëve të PSD-së, futet në Kuvend nga hyrja dytësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti u është shmangur aktivistëve të PSD-së, të cilët sot po protestojnë në hyrje të Kuvendit.

Për të mos u përballur me ta, Kurti ka hyrë në ndërtesën e Kuvendin të Kosovës nga hyrja dytësore.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamjet se hyrjes se Kurtit në Kuvend, ku pritet të raportojë për procesin e dialogut me Serbinë.

Partia Socialdemokrate po proteston sot para Kuvendit të Kosovës. Arsyeja e protestës ishte kundërshtimi i Qeverisë Kurti pas pranimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fotografitë e dërguar nga fotografi i Nacionales, Visa Kadrolli, në protestë shihen kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie.

Lajme të ngjashme