Kurti tregon pse bëri kompromis për targat: Më paralajmëroi ambasadori amerikan për situatën në veri - NACIONALE

Kurti tregon pse bëri kompromis për targat: Më paralajmëroi ambasadori amerikan për situatën në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për Michael Martens, korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung, që është gazete e njohur gjermane. Ndonëse ende nuk është publikuar intervista e plotë, gazetari ka nxjerr disa detjae nga intervista me Kurtin në Twitter.

Ai ka treguar temat kryesore për të cilat foli me Kurtin, i cili i tregoi se pse u pajtua për çështjen e targave.

Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi ai në Twitter.

Tutje, Martens ka treguar se Kurti i tha se "ambasadori amerikan kishte më shume informacion se ai" për situatën në veri.

Lajme të ngjashme