Kurti thotë se vendimi për Manastirin ishte i vështirë: S’kam konsensus as në Qeveri, as në VV - NACIONALE

Kurti thotë se vendimi për Manastirin ishte i vështirë: S’kam konsensus as në Qeveri, as në VV

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur rreth vendimit për regjistrimin e tokave në adresë të Manastirit të Deçanit.

Në RTK, Kurti vlerësoi se ishte një vendim i vështirë.

Tutje, kreu i ekzekutivit tregoi se nuk ka konsensus për këtë temë në Qeverinë e Kosovës, por as në VV, partinë që ai e udhëheq.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë për neve, unë nuk kam konsensus as në qeveri, as në Kryesi të VV-së për vendimin që e kam marrur.” – tha Kurti për vendimin për tokat e Manastirit.

“Po qysh nuk është vështirë, është shumë vështirë.” – shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme