Kurti tha se “Policia e Kosovës është vijimësi e UÇK-së”, Lista Serbe fton serbët të mos i bashkohet policisë kosovare - NACIONALE

Kurti tha se “Policia e Kosovës është vijimësi e UÇK-së”, Lista Serbe fton serbët të mos i bashkohet policisë kosovare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe i ka reaguar një pjese të fjalimit të djeshëm të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje në diplomimin e gjeneratës së 58’të të Policisë së Kosovës tha se “policia jonë, së cilës ju keni bashkuar, është vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare”.

Kjo pjesë e fjalisë së kryeministrit i ka penguar fort Listës Serbe të cilët madje iu bën thirrje edhe serbëve të Kosovës të mos i bashkohen Policisë së Kosovës.

I ftojmë ata pak ser bë që qëndruan të heshtur para Albin Kurtit sot, ose e kanë ndërmend të aplikojnë për ndonjë kontest, që ta pyesin veten, nëse i përkasin këtyre formacioneve, se a duan në të vërtetë të ndjekin rrugën e UÇK-së dhe të jenë vijimësi e saj siç tha Kurti?”, ka shkruar Lista Serbe në një reagim në Facebook.

“A duan në të vërtetë ta ndjekin Kurtin në luftën kundër serbëve në veri, kundër Beogradit dhe Serbisë? A duan t’i dërgojnë nëpër gjykata, bashkë me njësitë parapilcore, të rahin serbë, të qëllojnë mbi ta, t’ua marrin tokën dhe të terrorizojnë fëmijët serbë?”, ka shkruar më tej Lista Serbe.

Lajme të ngjashme