Kurti tha se Kosova ka rritur eksportet, Muharremi: Qeveria nuk ka shumë merita
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se eksportet e Kosovës janë rritur në 2.5 miliardë euro.
Ai ka bërë me dije se bizneset e vyeshme të Kosovës kanë rritur eksportet, duke thënë se këtu nuk ka shumë merita Qeveria.
Sipas tij, të eksperte Qeveria po i paraqet edhe shitjen e biletave të aeroplanit.
“Kurti: Për tri vite, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro". E vërtetë që bizneset e vyeshme të vendit i kanë rritë eksportet e Kosovës vitet e fundit sidomos shërbime (por gjithashut ka edhe nje paraqitje të shitjes së biletave të aeroplanit sikur eksport), por qeveria nuk ka shumë merita. Sa % të buxhetit dhe resurseve i ka alokuar qeveria për eksporte? As 1% nuk janë në total.. Cila janë projekte te mëdha të qeverisë për eksporte? Asnjë nuk ka”, ka shkruar ai, duke kërkuar që kryeministri të jetë më transparent.
“Kryeministri duhet me qenë më transparet dhe gjithpërfshirës dhe me tregu që ne kemi një bilanc nagativ kronik tregtar që është problemi më i madh i ekonomisë së Kosovës (bashkë me anomalitë e Tregut të Punës). Deficiti i Kosovës në mallra është rritur si uragan vitet e fundit dhe ka arritur nga -2.5 miliardë në rreth -5miliardë (2020-2023)! Mirë është me i tregu dy anët e medaljes se kur i përdorim statistikat njëanshëm i bjen që po bëjmë manipulim me qëllim, apo jo? Qeveria duhet me u angazhu shumë më tepër me ndryshu bilanci negativ të tmerrshëm në mallra që e qet gjysmën e djersës dhe punës së biznesve (bruto produktit vendorë) jashtë vendit secilin vit”, ka shkruar Muharremi.