Kurti tha se i kemi borxh diasporës për çlirimin e vendit, reagon Gjinovci: Asni pikë borxh s'ja kena kërkujt - NACIONALE

Kurti tha se i kemi borxh diasporës për çlirimin e vendit, reagon Gjinovci: Asni pikë borxh s'ja kena kërkujt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi sot në ambientet e aeroportit të Prishtinës ku u takua më bashkëatdhetarët të ardhur nga vende të ndryshme për pushime në Kosovë.

Kurti tha ndër tjera se Kosova i ka shumë borxh mërgatës për kontrubutin në çlirimin e Kosovës.

Për këtë deklaratë, i ka reaguar ish-aktivisti i Vetëvendsjes Rron Gjinovci. Sipas tij, Kosova nuk i ka borxh askujt për lirinë e vendit, sipas tij është obligim i të gjithëve që të angazhohen për këtë çështje/

“Kurti për diasporën: "U kemi shumë borxh për çlirimin e Kosovës."

Asni pikë borxh s'ja kena kërkujt. Osht detyrë e secilit me u angazhu për çlirimin e venit të vet. Secili që u angazhu, mrena a jashtë venit, e ka pasë për detyrë. Pikë.

Boll mo me popullizëm e patetizëm”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme