Kurti: Tashmë kemi zvogëluar për 25% praninë e Policisë në tri ndërtesat komunale në veri; Po shtrojmë rrugën edhe për zgjedhje të parakohshme - NACIONALE

Kurti: Tashmë kemi zvogëluar për 25% praninë e Policisë në tri ndërtesat komunale në veri; Po shtrojmë rrugën edhe për zgjedhje të parakohshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter në lidhje me marrëveshjen për hapat e parë për shtensionim që u arrit më 10 korrik.

Kurti ka shkruar se Kosova tashmë po e zbaton në mirëbesim marrëveshjen për de-eskalim të arritur në Bratisllavë.

“Deri javën e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale veriore. Tash po shtrojmë rrugën për zgjedhje të parakohshme,” – është shprehur kryeministri i vendit.

Ai kishte deklaruar më herët në Kuvendin e Kosovës se qeveria kishte treguar gatishmërinë për paqe dhe stabilitet.

Kujtojmë se nesër është paraparë një takim i emisarit të BE-së Lajçak me kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë në Bruksel.

Kujtojmë se z. Kurti po e vazhdon qëndrimin e tij në Greqi në kuadër të simpoziumit Symi.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme