Kurti tallet me opozitën para presidentit të FIFA-s – Ky është momenti
Është bërë tashmë e zakonshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ironizojë me opozitën.
Sot një gjë të tillë kryeministri i vendit e ka bërë edhe para presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Ky i fundit ia dhuroi Kurtit një top të futbollit me emrin e tij. Pas kësaj, Kurti reagoi duke thënë se mund t’i thotë opozitës ta godasë aty, transmeton Nacionale.
“Pasi më keni shkruar emrin këtu, unë mund t’i them opozitës time se mund të më godas këtu”, i tha Kurti presidentit të FIFA-s.
Kurti edhe më herët ishte tallur me opozitën, teksa sa ishte në Amerikë, deklaronte se e ka marrë malli për partitë në opozitë.
Momenti pas minutës 1:30.