Kurti takon sekretaren e Përgjithshme të VEF-së, flasin për promovimin e bizneseve kosovare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF), Elena Kirtcheva, me të cilën ka biseduar për hapat e mëtejmë të avancimit të rolit të kësaj organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për hapjen e zyrës së VEF-së në Kosovë.
“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti. Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyres së Kryeministrit. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, është thënë në njoftimin e e ZKM-së.