Kurti takon politikanen boshnjake, flasin për lëvizjen e lirë që Bosnje-Hercegovina s’po e zbaton - NACIONALE

Kurti takon politikanen boshnjake, flasin për lëvizjen e lirë që Bosnje-Hercegovina s’po e zbaton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyren e tij politikanen boshnjake Sabina Çudiq, me të cilëdn kanë biseduar për një mori çështjesh, më domethënësja ajo e lëvizjes së lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime siç është nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, por që nuk zbatohet nga Bosnje-Hercegovina, përkatësisht për shkak të vetos serbe të entitetit të Republika Srpska-s.

“Diskutuan për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në këtë kohë të krizave të shumëfishta në kontinentin tonë evropian dhe në botë”.

“U theksua edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës. Kryeministri Kurti e përgëzoi deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e falënderoi për vizitën, dhe i ofroi asaj bashkëpunim të mëtejmë”, thuhet n njoftim.

Lajme të ngjashme