Kurti takon emisarin e BE-së, thotë se Kosova dëshiron normalizim të marrdhënieve me Serbinë - NACIONALE

Kurti takon emisarin e BE-së, thotë se Kosova dëshiron normalizim të marrdhënieve me Serbinë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e procesit të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Në qendër të bisedës ishte dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme me Bashkimin Evropian për avancimin e procesit të dialogut dhe integrimit evropian të vendit.

Lajme të ngjashme