Kurti takon drejtoren për Zgjerim të BE-së, i thotë asaj se Kosova është lidere në demokraci, anipse BE ia la në sirtar aplikimin - NACIONALE

Kurti takon drejtoren për Zgjerim të BE-së, i thotë asaj se Kosova është lidere në demokraci, anipse BE ia la në sirtar aplikimin

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren për Zgjerim të BE-së, Valentina Superti.

Kurti i ka thënë asaj se Kosova është lider rajonal në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike e liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale. Duke vazhduar se, “anëtarësimi është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës. Vullnetit të popullit tonë për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim. Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave, janë pikënisje e një procesi nga i cili Kosova forcon demokracinë dhe zhvillohet edhe më shumë.”.

Ndërkohë BE e cila shyqrton këto “arritje”, e ka lënë aplikimin e Kosovës në sirtar, si dhe deri para pak muajsh, Kosovën e futi në masa.

E plotë:

Pata kënaqësinë të takohem me drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në vizitën e saj të parë në Republikën e Kosovës.

Vendi ynë është lider rajonal në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike e liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale. Krahas linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe përparimit në përmbushjen e reformave evropiane, ne kemi shënuar rritje të vazhdueshme ekonomike dhe për herë të parë pas 15 vjetësh Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na kanë larguar nga listat e vendeve të brishta dhe të ndikuara nga konfliktet.

Bashkimi Evropian është kontribues i madh në zhvillimin e Republikës sonë, ndërsa anëtarësimi është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës. Vullnetit të popullit tonë për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim. Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave, janë pikënisje e një procesi nga i cili Kosova forcon demokracinë dhe zhvillohet edhe më shumë.

Në takim biseduam për Planin e Rritjes, integrimin në zonën “Roam Like at Home”, Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe përfaqësimin e barabartë, sikurse edhe infrastrukturën, tregtinë, digjitalizimin e arsimin

Lajme të ngjashme