Kurti takohet me organizatorët e Hardh Fest - NACIONALE

Kurti takohet me organizatorët e Hardh Fest

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit Agron Sokoli dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi.

Organizatorët ftuan kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.

Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për prodhuesit dhe prodhimet vendore.

Lajme të ngjashme