Kurti takohet me O’Brien, jep pak detaje se çka u diskutua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me James C. O’Brien, ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Kurti në një shkrim në Twitter, ka thënë se O’Brien konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën.
“Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik e demokratik të Kosovës, të njohur gjerësisht edhe nga organizatat ndërkombëtare, dhe përsërita përkushtimin tonë për anëtarësim në BE e NATO si objektivat tona kryesore strategjike.” – ka shkruar ai.
Nuk dihet ndërkohë konkretisht se çka ka thënë O’brien në këtë takim. Ky i fundit, ende nuk është deklaruar.
Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O'Brien, who confirmed 🇺🇲's ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova's rapid economic & democratic progress—widely recognized by int'l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023