Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Belgjikës - NACIONALE

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Belgjikës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me Kurtin, gjatë pasdites, diplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë institucionalë në Kosovë.

Në orën 15:15, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Lajme të ngjashme