Kurti takohet me ministrin e Jashtëm grek, diskutohet për thellimin e marrëdhënieve me Greqinë - NACIONALE

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm grek, diskutohet për thellimin e marrëdhënieve me Greqinë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka biseduar për potencialin për lidhje më të ngushta mes dy kombeve në një kohë kur Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë takimit Kurti ka kërkuar ndihmë nga Greqia në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus. U theksua nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajonin tonë, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.”, thuhët mes tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryministrit.

Lajme të ngjashme