Kurti sulmon LDK-në që nuk po i shkon në koalicion, ua përmend bashkëpunimin 51 ditësh, e përzinë PDK-në
Kryetari i Vetëvendosjes i cili nuk po arrin t’i mbledh votat për tu bërë Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka kritikuar LDK-në që nuk po shkon në koalicion me të. Ai ani pse bëhet se nuk e kupton pse LDK nuk po e do, në të njejtin fjalim ua përmendi bashkëpunimin famëkeq, që zgjati vetëm 51 ditë. Ai tutje ka dhënë shpjegime se pse po ndodh kjo, duke e futur PDK-në.
“Asnjëra nga partitë që i ftuam nuk pranoi të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse votat kishin përcaktuar që duhej koalicon. Dy herë ftuam LDK-në dhe ishim në kontakt me NISMËN, LDK refuzoi kategorikisht që qeveirnë të udhëheq unë, as NISMA.
Po të rezonin ndryshe këto parti dhe të pranonin ofertën tonë, ne do t’i kishim numrat për qeveri të re, edhe do të mund të zgjidhnim presidentin pas katër muaj. Duke parë disponimin elektorateve të VV-së dhe LDK-së, që duan ta shkëpusin LDK-në nga PDK-ja. Më 2021 ia arritëm por vetëm 51 ditë. E vetmja mënytrë se si LDK pranoi të jetë në qeveri me ne, ishte veëtm me PDK-në.
Kjo është e papranueshme. Ne jemi të interesuar për të zhvilluar shtetin, dhe jo ta mbajmë pushtetin. Kjo është arsye se pse vendi natyrisht siç e pamë, nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhje të reja. Nu kka qenë preferenca jonë, jemi përpjekur që obligimet tona t’i kryejmë me kohë.”
“Tash ndërkohë, kemi hyrë në muajin e tetë të vitit të pestë të ëit katër vjeçar. Nuk menduam që d otë ndodh, e as dëshiruam. Por, e djeshmja veç sa e zgjatë këtë ë. E ky ë në detyrë, kemi plot detyra që po i kryejmë me përkushtim. Kemi ndërtuar çerdhe. Depo të barnave, pas më shumë se dy dekada. Kemi vendosur gurëthemel në QKMF në Shtime, Pishinën e dytë gjysëm-olimpike. Stacion të policisë në Zubin Potok. Banim social në Pejë, Gjilan, Istog, 4 mijë e 400 njësi banesore janë duke u ndërtuar prej se jemi në qeveri. Dy ura mbi Ibër.”