Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc është përkrahur me planifikim dhe logjistikë nga shteti i Serbisë - NACIONALE

Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc është përkrahur me planifikim dhe logjistikë nga shteti i Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar hapur Serbinë për përfshirje në sulmin terrorist të ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc.

Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se ky sulm nuk është një rast i izoluar, por një pjesë e një plani më të gjerë të organizuar nga mekanizma që mbështeten nga shteti serb.

"Sulmi terrorist i 29 nëntorit, në kanalin Ibër-Lepenc, është vazhdimësi e akteve dhe sulmeve terroriste dhe aktiviteteve tjera destabilizuese të kryera nga mekanizmat e ndikimit të Serbisë në Kosovë, përfshirë edhe organizatat terroriste. Duke marrë parasysh se aktet e këtilla terroriste kërkojnë përgatitje profesionale në diverzion, si dhe faktit që Milan Radoiçiq përkrahet edhe nga strukturat shtetërore të Serbisë, vlerësohet se edhe shpërthimi i kanalit të Ibër-Lepencit është përkrahur me planifikim dhe logjistikë nga shteti i Serbisë. Sulm pothuajse ka qenë i pamundur të kryhet nga grupi terrorist i Milan Radoiçiqit pa qenë në dijeni e nën mbështetjen e vetë shtetit të Serbisë." - tha Kurti.

Lajme të ngjashme