Kurti sot raporton para deputetëve për situatën në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot është ftuar në interpelancë për çështjen "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend".
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se interpelanca e shefit të qeverisë fillon nga ora 11:30.
Ndryshe interpelanca është thirrë nga opozita
“Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)”, thuhet në njoftim.