Kurti sot mbledhë kabinetin qeveritar, flasin për Projektligjin për Pagat
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin sot me fillim prej orës 10:00 do të mbajë mbledhje.
Sipas rendit të ditës që ka siguruar “Zeri.info”, në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).