Kurti sonte dhe nesër në Shqipëri, s’tregon a do të takohet me Ramën - NACIONALE

Kurti sonte dhe nesër në Shqipëri, s’tregon a do të takohet me Ramën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte dhe nesër më 28 nëntor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Tiranë dhe Vlorë, në rastin e pavarësisë së shtetit shqiptar, ndërkaq nuk ka njoftuar për një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Sonte do të jem në Tiranë për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit;e dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq nesër do të jem në Vlorë ku do të bëjmë homazhe, nderim dëshmorëve dhe heronjve të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar”, tha kryeministri Kurti.

Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme