Kurti s’ia lëshon sytë monedhës 2 euro “mos është fals” teksa paguan një kafe espresso
Është pamje jo e shpeshtë të shohësh Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nxjerrë para nga portofoli dhe duke paguar; por kjo u pa në një videomeaszh në serbisht drejtuar komunitetin serb rreth çështjes së dinarit, e ku në fund të videos, ai vë në pah kuponin fiskal dhe paguan një kafe espresso dhe një ujë të thjeshtë me shumën prej 2 eurove.
Por, Kurti paguan me kartmonedhë 5 euroshe, ndërsa kusurin 3 euro që ia dorëzon kamarjeri – ndryshe nga të gjithë qytetarët e Kosovës – Kurti s’e kontrollon për ta parë a e ka 2 euroshin falso; një fenomen ky që ka muaj të tërë që brengos qytetarët e Kosovës.