Kurti s’i shkoi në takim Osmanit, Krasniqi: "Ofendim ndaj Presidentes"
Mospjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në taimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të caktuar bashkërisht me partitë e tjera politike datën e zgjedhjeve në nivel vendi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar për “ofendim ndaj Presidentes”.
“Mendoj që është ofendim ndaj Presidentes, dhe unë nuk dëshiroj me komentu tutje, sepse raportet me dinamikën me raportet e presidentes dhe kryeministrin nuk i njoh mjaftueshëm, ata kanë qenë bashkë, kanë garu bashkë, janë zgjedh bashkë, kanë pasë koalicion, qa di unë, nuk ia di raportet sa me pasë një ide, po me të vërtet e konsideroj që afati i njoftimit për ftesën ka qenë me kohë, pesë ditë më herët”, u shpreh ai para gazetarëve.