Kurti shprehet pro që Gjermania e Franca të jenë pjesë e dialogut - NACIONALE

Kurti shprehet pro që Gjermania e Franca të jenë pjesë e dialogut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kosovës. Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca”.

“Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”.Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi, raporton EO.“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri.

Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociaor edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”.Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat u bëhej thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme