Kurti shmang komentet rreth dorëheqjes së Liburn Aliut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë rreth dorëheqjes së ministrit të deritashëm (në detyrë) Liburn Aliu.
“Nuk është as vendi as dita të flas për këtë çështje” – deklaroi Kurti, kur u pyet nga gazetarët pas homazheve që ai dhe dy krerët tjerë të shtetit, Dimal Basha dhe Vjosa Osmani, bënë homazhe të Monumenti i Personave të Zhdukur.
Liburn Aliu, njoftoi dorëheqjen pas votimit të Dimal Bashës për kryeparlamentar të Kosovës.
“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.
Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua” – ka shkruar Aliu.