Më në fund Kurti përmend "Sunny Hill": Faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës - NACIONALE

Më në fund Kurti përmend "Sunny Hill": Faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeminisatri i Kosovs, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar festivalin “Sunny Hill”, i cili po zhvillohet tash e 4 ditë, ku shumë artistë vendor e ndërkombëtar po marrin pjesë.

Kurti ka thënë se më festivalin “Sunny Hill”, Kosova shkëlqen ndryshe falë Dua Lipës.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkroi Kruti mes tjerash.

Më pas, i pari i ekzekutivit falënderoi Dua Lipën për performancën e saj të jashtëzakonshme dhe sjelljen e emrave të njohur ndërkombëtar në vendin tonë.

“Festivali "Sunny Hill" i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t'u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme