Kurti shkruan për Skënderbeun në "ditëlindjen" e tij: Qendror në identitetin shqiptar - NACIONALE

Kurti shkruan për Skënderbeun në "ditëlindjen" e tij: Qendror në identitetin shqiptar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në ditën e munndshme të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për jetën dhe peshën e tij qendrore në identitetin shqipëtar.

Luftëtar i guximshëm e patriot i madh, prijës i shquar dhe strateg ushtarak, politikan vizionar dhe diplomat i shkathët, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar”, shkruan Kurti.

Nisur nga emri i tij, Gjergj, historianët kanë ngritur hipotezën që dita e shenjtorit Gjergj, 6 maji, mund të jetë ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Sido që të jetë, qoftë dhe vetëm për këtë arsye, data 6 maj është një shkas tjetër për ta kujtuar Skënderbeun, Kryezotin e Arbërisë”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme