Kurti shkruan për Papa Françeskun në librin e ngushëllimeve: Kujtimi i tij qoftë burim frymëzimi për të gjithë ne - NACIONALE

Kurti shkruan për Papa Françeskun në librin e ngushëllimeve: Kujtimi i tij qoftë burim frymëzimi për të gjithë ne

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut, duke shkruar në librin elektronik të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kurtit ka njoftuar se Kurti në libër shkroi se Papa do të mbahet mend si një udhëheqës i përululur e i mbushur me dashuri.

"Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne" – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme