Kurti shkon te Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës: Ju ftoj ta vizitoni të gjithë - NACIONALE

Kurti shkon te Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës: Ju ftoj ta vizitoni të gjithë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës.

Ai ka bërë thirrje që të vizitohet ky vend.

“Rashinca e Shtimes e ka vendosur vendin tonë në hartën ndërkombëtare të astronomisë me Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës. I pajisur me teleskopin më të madh solar në Evropën Lindore të kompanisë SkyëatcherUSA, ai është hapësirë e frymëzim për shkencëtarët e rinj dhe vrojtuesit e apasionuar të universit të pafund. Për një përvojë të veçantë e të paharruar ju ftoj ta vizitoni të gjithë, sidomos bashkë me fëmijët tuaj. Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Shtimes, Ministria jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe donatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një vlerë totale prej 310 mijë euro dhe është i pari dhe i vetmi në vend”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme