Kurti shkon në Gjilan për ta dëgjuar Alban Hysenin duke raportuar për punën një-vjeçare - NACIONALE

Kurti shkon në Gjilan për ta dëgjuar Alban Hysenin duke raportuar për punën një-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti nuk duket të ketë ndonjë strategji për shtensionimin e situatës në veri apo kthimin e zyrtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e vendit. Por, ai si duket nuk do të mungojë në një ngjarje që nuk ka ndonjë rëndësi.

Sipas Armend Musajt, Kurti do të udhëtojë për në komunën e Gjilanit për ta dëgjuar Alban Hysenin në raportimin e punës një-vjeçare të tij.

Para një viti, Hyseni ishte zgjedhur kryetar i komunës së Gjilanit duke e mposhtur Lutfi Hazirin e LDK-së.

Kurti më herët foli në një konferencë të jashtëzakonshme për krizën në veri të vendit, duke thënë që po e priste KFOR-in t’i hiqte barrikadat.

Ministri Sveçla që ishte po ashtu pjesëmarrës me Kurtin tha se janë gjashtë barrikada aktualisht në veri.

Lajme të ngjashme