Kurti sërish kërkon nënshkrim bileteral të marrëveshjes me Serbinë - NACIONALE

Kurti sërish kërkon nënshkrim bileteral të marrëveshjes me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për zbatim të Marrëveshjes Bazike/Ohrit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli sërish ka kërkuar nënshkrim bilateral për çka tha se asisosji bëhet “garancia ligjore”.

“Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Edhe më tej insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Millan Radoiçiq, që ne vrau rreshterin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paralimitar i terroristëve që ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës”.

“Kërkojmë që letra e [ish-kryeministres serbe, Ana] Bërnabiqit të tërhiqet, meqë me atë letër ajo është tërhequr nga Marrëveshja [për rrugën drejt normalizimit të raporteve]. Njëkohësisht ajo që jemi marrë vesh, Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatim të nënshkruhen sepse nënshkrimi është garanci ligjore”, tha Kurti për gazetarët, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme