Kurti: Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjes së energjisë - NACIONALE

Kurti: Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjes së energjisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës ka thënë se qasja destruktive e Serbisë është faktori dhe fajtori kryesor që nuk po respektohet marrëveshja për energjinë e nënshkruar në Bruksel.

Kurti ka thënë se Qeveria nuk do të subvencionojë më rrymën në komunat veriore dhe se pengesa në zbatimin e marrëveshjes po e bën Serbia.

“Nuk mund të pritet që qeveria të bëjë subvencionimin e rrymë së konsumuar dhe të papaguar në veri. Qasje destruktive e Serbisë është fajtori dhe faktori për moszbatimin e marrëveshjes ashtu siç ishte paraparë.”, ka thënë Kurti.

“E kishin një javë që ta sjellin regjistrin e konsumatorëve ata nuk e bën edhe kësaj dite, në presim reagimin e Evropës. Beogradi është në anën e kundër të sjelljes tonë kreative, konstruktive etj”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme