Kurti: Nuk besoj që ata do të mund ta përsërisin Banjskën e shtatorit - NACIONALE

Kurti: Nuk besoj që ata do të mund ta përsërisin Banjskën e shtatorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur veprimet e Qeverisë në veri të Kosovës duke thënë se duke luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën “po mbrojmë sovranitetin dhe po e zmbramspin Serbinë.”

Gjatë intervistës në A2CNN, Kurti tha se “nuk beson” se mund të ketë përsëritje të sulmit si ai në Banjskë me 24 shtator të vitit 2023.

Kjo sepse, sipas tij, ata e morën mësimin me 24 shtator.

“Krimi i organizuar, kontrabanda dhe agresiviteti serbomadh nuk janë dy gjëra të ndryshme, duke luftuar këto po mbrojmë sovraniteëtin dhe po e zmbramspin Serbinë.

Serbia e ka kuptuar këtë, që sulmi ndaj nesh është i paleverdishëm.

Natyrisht kemi partnerë e miq tanë, kemi Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan dhe jo vetëm dhe e kemi NATO-n e cila ndonëse nuk na ka pranuar, ne e kemi NATO-n të integruar në arkitekturën tonë.

Nuk besoj që ata do të mund ta përsërisin Banjskën e shtatorit në një të ardhme të afërt. Me siguri provojnë diçka me qëllimin e njëjtë por me mënyra të tjera. E kanë marrë mësimin me 24 shtator, shumica dërmuese e kriminelëve kanë ikur nga Veriu i Kosovës. Ata janë multimilionerë në Serbisë. Dhe kriminekët e luftës nga vitet e 90’ta u patën bërë në këtë shekull kriminelë të paqes...meqenëse kriminelët e duan luftën sepse aty krimi i tyre fashitet.” – tha ai.

Lajme të ngjashme