Kurti: Rritja pranisë se ushtrisë serbe në kufirin tonë, reaksion ndaj Defender Europe 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bërë me dije se ushtria serbe ka rritur gatishmërinë dhe praninë në kufirin me Kosovën.
Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se ky është reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe 2025”.
Ai ka treguar se për këtë rritje të gatishmërisë e ka vetëm një paqartësi.
“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vec Serbia apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, ka thënë Kurti.