Kurti, Rama e Vuçiq nesër në Shkup - NACIONALE

Kurti, Rama e Vuçiq nesër në Shkup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Plani i Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, do të mbledhë të hënën në Shkup liderët e Ballkanit Perëndimor.Mikpritës i takimit të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryeministri i këtij vendi Dimitar Kovaçevski.

Pjesëmarrjen e kanë lajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Amidzhiq, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në takim marrin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Lajme të ngjashme