Kurti publikon foto nga Kotori: Do të diskutojmë Planin e Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e shtruar nga kryeministri malazes, Milojko Spajic, në Kotorr të Malit të Zi, ku edhe po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE’së.
"Do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në “X”.
I am in Kotor 🇲🇪 for the 3rd meeting this year of the WB6 on the EU Growth Plan alongside 🇪🇺 & 🇺🇸.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024
We will discuss our progress on the EU Growth Plan Reform Agenda & regional issues, including the state of implementation of the agreements we have reached in the Berlin Process. pic.twitter.com/X3LMKqBSA8