Kurti propozon shtesat e rrezikshmëri për policinë: Njësitë elitare do të marrin nga 150 euro shtesë - NACIONALE

Kurti propozon shtesat e rrezikshmëri për policinë: Njësitë elitare do të marrin nga 150 euro shtesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Në mbledhjen e stome të Qeverisë, ai ka thënë se shtesat përfshijnë 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës.

Ai ka treguar se shtesat më të mëdha do të jenë për njësitë elitare të policisë.

Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë. 120 euro shtesë për njësit speciale operative k9 dhe njësia për eksplozivet dhe dëminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesit nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëkohësisht përbejnë numrin më të madh të Policë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50, respektosh 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. Kjo zgjidhej merr parash situatën e tensionua në veri të Kosovës dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka treguar se kur do të fillojë se zbatuari ky propozim.

Shtesa për rrezikshmëri do të fillojmë se aplikuari nga paga e muajit nëntor. Kurse për muajit e deri tanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për pagat shtesat e rrezikshmërisë, siç edhe kemi thënë më herët, do të ndahen në mënyrë retroaktive”, ka thënë Kurti

Lajme të ngjashme