Kurti prezanton planin 10 pikësh për drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje - NACIONALE

Kurti prezanton planin 10 pikësh për drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili synon edhe një mandat katërvjeçar për udhëheqjen e partisë, shpalosi para aktivistëve e simpatizuesve të VV-së planin e tij për drejtimin tutjeshëm të për qeverisjen e partisë të cilin e ka bazuar në 10 pika.

“Sot kërkoj votëbesimin tuaj edhe për katër vjet të tjera në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të së dielës së 25 shtatorit. Platforma ime për periudhën 2022-2026 është e mbështetur në këto 10 pika”, tha Kurti, teksa rënditi 10 prioritetet se nga do të orientohet partia.

“1. Rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja, 2. Rritja e anëtarësimit së vajzave dhe grave, 3. Krijimi i kohezionit midis brezave dhe grupeve shoqërore e botëkuptimore, 4. Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj, 5. Promovimi i organizmit sindikal në sektorin privat, 6. Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025, 7. Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes, 8. Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë, 9. Angazhimi i studentëve dhe pensionistëve në organizatën politike të Lëvizjes dhe 10. Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e partisë e qeverisë në kohë krizash teksa sipas tij askush nuk do të mund ta bënte këtë.

Siç e dini kjo është hera e parë që unë vij për të kërkuar besimin tuaj për t’u rizgjedhur në krye të Organizatës sonë duke qenë njëkohësisht Kryeministër i Kosovës. Në tetor të vitit 2019 dolëm të parët për herë të parë, në shkurt të vitit 2021 u bëmë shumicë për herë të parë e këtë të premte bëhen 1 vit e gjysmë që jemi në drejtimin e Republikës së Kosovës. Periudha nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit e deri më sot ka qenë e mbushur me sfida por edhe me suksese”, tha kryeministri.

Lajme të ngjashme