Kurti pretendon se protesta e VV-së më 2007 bëri që Ahtisaari të shtonte “fjalën Pavarësi e mbikëqyrur” për Kosovën
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka pretenduar se ishte protesta e Vetëvendosjes, ku mbetën të vdekur dy aktivistë të saj, më 2007 që kishte bërë presidentin finlandez, Marti Ahtisaarin, të shtonte në planin gjithpërfshirës për statusin e Kosovës fjalën “pavarësi e mbikëqyrur”.
“Dy gjëra të mëdha kanë ndodhur pas protestës së 10 shkurtit 2007. E para , pako e Ahtisrait me ato padrejtësitë e saj zbarkoi në Kosovë me 2 shkurt. Tetë ditë më vonë e mbajtëm protestën.
Më 13 mars, Ahistari ia shton një letër raportit të tij, ku për herë të parë e përdor fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit pavarësi e mbikëqyrur. 13 mars 2007, 1 muaj pas protestës tonë”, ka thënë sot Kurti.