Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, i thotë se do të jetë “gjithmonë i mirëseardhur” në Kosovë - NACIONALE

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, i thotë se do të jetë “gjithmonë i mirëseardhur” në Kosovë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier.

Në një njoftim për media, thuhet se në takim është folur për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës.

“Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë.

Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje.

Lajme të ngjashme