Kurti pranoi planin evropian në Twitter, reagon Çitaku: Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë - NACIONALE

Kurti pranoi planin evropian në Twitter, reagon Çitaku: Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se e pranon propozimin franko-gjerman.

Çitaku shkroi në llogarinë e saj në Facebook, se Kurti e paska pranuar propozimin vetëm në Twitter dhe atë “në një anglishte tepër të çuditshme”.

Ndërsa shtoi se në Facebook, kryeministri nuk ka njoftuar për këtë deklaratë. Këtë Çitaku po e konsideron të çuditshme pasi tha se aty i ka militantët.

“Kryeministri e kish pranu marrëveshjen vetëm në Twitter, dhe në një anglishte tepër të çuditshme. Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë”, - ka shkruar Vlora Çitaku.

Lajme të ngjashme