Kurti: Përgjithmonë falënderues dhe mirënjohës ndaj NATO-s - NACIONALE

Kurti: Përgjithmonë falënderues dhe mirënjohës ndaj NATO-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ndaloi gjenocidin ndaj popullatës civile shqiptare nga shteti serb, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”, tha Kurti para gazetarëve.

Kryeministri i Kosovës, tha se Kosova është “gjithnjë dhe përgjithmonë falënderuese dhe mirënjohëse” ndaj NATO-s.

Lajme të ngjashme