Kurti për urën e Ibrit: Po i bëjmë detyrat e shtëpisë, nga qëndrueshmëria fizike deri te pamja e pastrimi i saj - NACIONALE

Kurti për urën e Ibrit: Po i bëjmë detyrat e shtëpisë, nga qëndrueshmëria fizike deri te pamja e pastrimi i saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së vendit, duke folur për vizitat e këtyre ditëve, ka thënë se nëpër takime është diskutuar çështja e hapjes së urës së Ibrit.

Sipas tij, Qeveria po i bën “detyrat e saj të shtëpisë” si trajtimi i draftit për qëndrueshmërinë fizike dhe deri të përgatitjet për pamjen e Urës.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet hapja e urës qëndrore në Ibër në Mitorvicë, për të cilën jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme, dhe punët tona të shtëpisë, si trajtimi i draftit preliminare për qëndrueshmërinë fizike te urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Kurti u shpreh:

“Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë, ashtu edhe në BE. Para katër ditësh, u mbushën 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë, kur u vra rreshteri i policisë, tash heroi Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj, Milan Radojiçiq”.

Lajme të ngjashme