Kurti për takimin me sindikalistët: Më thanë do ta pyesim anëtarsinë, porsa dolën, thanë greva vazhdon - NACIONALE

Kurti për takimin me sindikalistët: Më thanë do ta pyesim anëtarsinë, porsa dolën, thanë greva vazhdon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kyeministri Kurti, ka treguar disa detaje të bisedave të sotshme me krerët e sindikatave, ku tha se ua ka thënë edhe tri gjëra të tjera.

Për to Kurti tha se kryesindikalistët i premtuanse do të bisedojnë me anëtarësinë, por që vazhdimin e grevës e shpallën porsa dolën nga takimi.

Kurti, ndër të tjera ka thënë se në Ligjin e Pagave kategoria që po grevon, do të ketë pjesë përmbajtësore, duke aluduar në rritje pagash.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë. Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme